Gjendet i vdekur personi i zhdukur në Malishevë

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 09:21 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i raportuar si i zhdukur në Malishevë që nga 11 shtator, është gjetur i vdekur brenda një veture.

Në njoftim të Policisë thuhet se personi i zhdukur ka qenë nga fshati Balincë e Komunës së Malishevës.

“Zyrtarët e stacionit policor në Malishevë menjëherë janë vënë në kërkim të personit E . K i lindur në vitin 1963 kosovar/shqiptar. Edhe përkundër përpjekjeve të patrullave policore viktima nuk është gjetur  deri dje me datë 12.09.2016 në ora 17:25, ku një qytetar i rastit kishte vërejtur një veturë të braktisur në fshatin Mirushë në një rrugicë afër pyllit dhe i njëjti kishte njoftuar policinë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur veturën e viktimës e po ashtu edhe viktimën brenda në veturë”, bëhet e ditur nga njoftimi i Policisë.

Policia njofton se në vendngjarje kanë dal edhe ekipi mjekësor nga QKMF-Malishevë, të cilët kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

“Nga shikimi i vendit të ngjarjes kuptohet se ka të bëjë me vdekje të dyshimtë. Rasti do të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, thuhet më tej në njoftim të Policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme