Një violinist britanik, që kishte harruar në një tren violinën e tij 310-vjeçare, me një vlerë prej 250 000 sterlinash (rreth 290 000 euro) e ka gjetur instrumentin e tij me vlerë, theksoi dje policia britanike.
“Violina është kthyer”, theksoi policia britanike e transporteve, e cila publikoi imazhin e një kamere mbikëqyrëse që tregonte një person që kishte gjetur dhe marrë instrumentin, transmeton ATSh.
Solisti, Stephen Morris njoftoi në Twitter se kishte gjetur violinën e tij dhe e kishte rikthyer në shtëpi të sigurt dhe në gjendje të mirë.
Ai publikoi një foto duke puthur instrumentin e tij, të prodhuar nga artizani gjerman, David Tecchler në 1709.
Solisti, Stephen Morris harroi më 22 tetor violinën e tij, të prodhuar nga artizani gjerman, David Tecchler në 1709, në një tren që lidh stacionet e Londrës “Victoria” me “Orpington”, në juglindje të Londrës.