Zvogëlohet për 34.90% numri i pasagjerëve që si mjet udhëtimi kanë shfrytëzuar trenin

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 15:36 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM22018, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disell dhe dy trena motorikë. Lokomotivat bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 37 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjte të viti të kaluar (TM2 2017)numri i udhëtareve është zvogëluar për 34.90%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2018 është 96 mijë tonë, ku krahasuar me periudhën e njëjte të viti të kaluar (TM2 2017) ka ulje për 27.27%.

Kurse, sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2018 ka pasur 1957 fluturime ose 10.75% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM22017).

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 524mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017) ka rritje për 12.67%.

Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga ky tremujor (TM2 2018), publikimi ka pësuar disa ndryshime në pjesën e telekomunikimit, duke përfshire të dhëna edhe nga operatorë të tjerë, në mënyre që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vendin tonë.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit,vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/transporti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme