“Treni i vdekjes”

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 09:04 | Nga

Louisa Marina nga Hondurasi dhe e bija e saj njëmbëdhjetëvjeçare, Angie, janë ulur pranë binarëve. E presin me shumë durim trenin që ka nisur të njihet gjithnjë e më shumë me emërtimin spanjoll La Bestia – Bisha.

Për tri ditë ata kanë ecur këmbë për të mbërritur në Paneka, në jug të Meksikës. Dy netët e fundit i kanë kaluar në rrugë, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

“Kam frikë të nisem me këtë tren, pasi që kam dëgjuar shumë gjëra të këqija për të. I lutem Zotit të na mbrojë dhe të mbërrijmë të sigurt”, thotë Marina, teksa rri pranë dhjetëra emigrantëve të tjerë.

Rrezik i madh për një jetë më të mirë

La Bestia njihet ndryshe edhe si “treni i vdekje”, por ky në fakt nuk është një tren. Është rrjet i trenave që lëvizin përgjatë Meksikës, deri në kufirin jugor me Guatemalën, krejt deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çdo vit, deri në gjysmë milioni emigrantë nga Amerika Qendrore rrezikojnë jetët duke udhëtuar përgjatë Meksikës në çatitë e këtyre trenave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme