Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19. Prej tyre 59 janë të infektuar me Coronavirus, ndërsa 11 pacientë janë në pritje të rezultateve.
Nga pacientët e shtrirë, 20 janë në oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 7 infermierë dhe 2 bioinxhinjer janë të infektuar me Coronavirus.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë kryer 9 lindje, 6 prej tyre kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane.
186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë 27 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione, ndërsa 213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,752 analiza.