Gjendja me Covid-19 nëpër komuna aspak e mirë – Ibrahimi: Duhen barna esenciale me urgjencë

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 10:48 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se gjendja nëpër komuna me pandeminë nuk është aspak e mirë, dhe se shqetësimi kryesor i tyre është mungesa e barnave esenciale.

Tutje Ibrahimi theksoi se kërkesa kryesore e komunae është që sa më shpejtë që është e mundur ministria e Shëndetësisë t’i furnizojë me barna.

“Përveç që kemi bashkëpunim dhe kontakte gati përditë me kryetarët e komunave kemi edhe me drejtorët komunalë të shëndetësisë, ku ka shqetësime nga ta duke shpresuar që lakorja e të infektuarëve të bie. Ka shqetësime sidomos sa i përket barnave të listës esenciale po që Qeveria ka obligim t’u ofrojë komunave këto barna e ndër to edhe rendesiviri si bari kryesor në luftimin e Covidit. Komunat kërkojnë që sa më shpejtë që është  e mundur ministria e Shëndetësisë t’i dërgojë barnat të cilat parashihen nga lista esenciale”, tha Ibrahimi.

Sa i përket procesit të vaksinimit ai thotë se interesimi është shtuar dukshëm, e krahas kësaj tha se duhet të punohet edhe të dielave dhe kapaciteti i stafit shëndetësor të jetë më i madh.

“Po e kemi ngrit edhe këtë shqetësim duke kërkuar që vaksinimi i popullatës pasi që interesimi është shtuar dukshëm të bëhet vaksinimi edhe gjatë vikendeve, dhe shpresojmë që edhe  dita e dielë të procedohet për vaksinim. Gjithashtu ne kemi kërkuar që të kemi edhe qendra të reja të vaksinimit që të mos kemi grumbullim të qytetarëve para qendrave të vaksinimit”.

“Kryetarët e komunave kanë vënë në dispozicion të gjitha objektet e menaxhuara nga komuna që të bëhet vaksinimi si duhet. Përndryshe edhe një kërkesë e kryetarëve është që përveç se të punohet gjatë vikendit, duhet edhe shtimi i stafit shëndetësor dhe në të ardhmen të ketë edhe më shumë staf i dedikuar vetëm për komuna”, theksoi tutje ai.

Ai përmend edhe vendimin për të qenë pjesë e Komitetit anti-Covid, duke kërkuar vazhdimisht që komunat mos të anashkalohen në asnjë moment ngase roli i tyre do të jetë i rëndësishëm në këtë komitet.

“Po kjo ka qenë edhe e pritur besoj, kemi biseduar me nivelin qendror dhe jemi dakorduar që Asosacioni i Komunave do të rikthehet në atë komitet, ne kemi luajtur një rol substancial dhe të gjitha kërkesat i kemi respektuar dhe besojmë që komunat në asnjë mënyrë nuk bën të anashkalohen”, përfundoi Ibrahimi.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Vetëm në këtë komunë janë 5 mijë e 85 raste aktive.

Numë të lartë të rasteve aktive është shënuar edhe në Prizren, ku aktualisht janë 2 mijë e 530 raste aktive. Më pas vjen Komuna e Pejës me 1 mijë e 701 raste aktive.

Edhe Komuna e Ferizajt ka mbi 1 mijë raste aktive me Coronavirus.

Në raportin e së enjtes MSh-ja njoftoi për vdekjen e 32 qytetarëve si pasojë e infektimit me Covid-19. Ndërsa, nga 13 953 testime, 1 612 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Të ngjashme