Gjendja në arsim mbetet sfiduese, kërkohet angazhim për rritje të cilësisë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 10:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) ka organizuar konferencën për Publikimin e Raportit të Studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Zëvëndësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Heset Sahiti tha se sistemi arsimor është rrjeti më i gjerë shoqëror e që i duhet më shumë kujdes.

“Sistemi arsimor zhvillohet shkallë-shkallë dhe reformimi bëhet në formë të atille. Reformat shkollore ndërlidhen drejtpërdrejt me cilësinë e arsimit. Do ta keni përkrahjen e plotë për ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë”, tha ai.

Ismajl Kurteshi kryetar i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, tha se cilësia në arsim është problematike në vend.

“Për ta ndërruar këtë gjendje na duhet një bashkëpunim i përbashkët. Edhe kuvendi i Kosovës në këtë drejtim ka bërë hapa të rëndësishëm. Vitin e kaluar Kuvendi e ka miratuar një rezolutë ku jemi pajtuar që arsimi të jetë prioritet i vendit. Edhe pse duhet ta pranojë që pas kësaj rezolute nuk ka pasur shumë rezultate”, tha ai.

Labëri Luzha, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institutit Pedagogjik të Kosovës foli lidhur me studimin “përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.

“Për të arritur rezultatet sipas këtij studimi adresohen nevojat e arsimit. Sigurimi i cilësisë në arsim paraqet një dimension të veçantë. Për shumicën e shteteve sigurimi i cilësisë në arsim është kompleks dhe përcjell vështirësi”

Luzha tregoi se Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me përkrahjen e UNICEF-it në Kosovë, kanë hartuar dokumentin Korniza për Sigurim të Cilësisë së Performancës së Shkollës, si dhe dokumentet e tjera përcjellëse, për sistemin e vlerësimit të performancës së shkollës.

James Mugaju shef i zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se bashkëpunimi me ministrin e Arsimit është i përpiluar për të përmirësuar rezultatet dhe për të rritur mundësit e barabarta për të gjithë fëmijët.

“Çfarë po bëjmë ne që ta përmirësojmë mësimdhënien dhe mësimdhënia në Kosovë. Ky studim është mundësi të diskutojmë dhe të shkëmbyem ide se si të përmirësojmë sektorin e arsimit”.

“Neve na duhet t’i mbështetim programet e mësimdhënies. Mësimdhënia është më e rëndësishmja, nuk ka cilësi të arsimit pa cilësi të mësimdhënies”, tha ai.

Të ngjashme