Kosova sot zyrtarisht u bë me Ushtrinë e saj.
E këtij momenti iu gëzuan të gjithë qytetarët e Kosovës, madje në të gjitha sheshet e vendit u dëgjua kënga e daullja, raporton Ekonomia Online.
Por, një gjendje e tillë nuk u pa në veri të Mitrovicës, atje situata ishte e qetë dhe nuk kishte festë.
Madje në çdo cep dhe çdo hyrje të banesave të qytetarëve serb vëreheshin edhe flamuj serb.
Atje po qëndrojnë edhe shumë patrulla policore të Kosovës.
E qytetarët serbë në veri janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Ata janë mbledhur në afërsi të objektit të UNMIK-ut dhe në mënyrë të organizuar e kanë varrosur Rezolutën 1244.
Sipas tyre, krijimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.