Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka vlerësuar lart kontributin e Gjeneral Majorit Timothy E. Orr, Komandant i Gardës Nacionale të Iowa-s.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me Timothy E. Orr, ka biseduar për procesin e transformimit të FSK-së, duke thënë se ndihma e shtetit të Ioëas ka qenë e vazhdueshme për Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Pata kënaqësinë e veçantë që të pres në Minsitri të Mbrojtjes sot Gjeneral Majorin Timothy E. Orr, Komandant i Gardës Nacionale të Iowa-s.
Njeriu që i shërben atdheut të vet për 40 vjet në uniformë, Gjenerali Orr është një partner i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe për FSK-në. Me kënaqësi i thash se është portreti i mbështetjes amerikane për FSK-në.
Me Gjeneralin Orr diskutuam për arritjet e Kosovës në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mandatin ushtarak për FSK-në, po ashtu për planet e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën e ardhshme zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.
E njoftova Gjeneralin Orr për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për gatishmërinë e Kosovës që të jenë kontribuese për sigurinë kudo nëpër botë krah-për-krah ne trupat amerikane dhe të NATO-s.
Kosova është plotësisht e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-në në të gjitha fushat, duke marrë shembull marrëdhënien në fushën e mbrojtjes.