Gjenet nuk janë shkaktari i vetëm i të qenit obezë

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Nëse jeni obezë, kjo sipas hulumtimeve të fundit nuk ka të bëjë me gjeneikën tuaj.

Mosakitvitetet në jetë, janë nxitësi kryesor i rritjes së peshës tuaj, thotë një studim i fundit në Britani, njofton Klan Kosova.

Shkalla e obezitetit është rritur me trefishin që nga viti 1975, me pothuajse një në tre të rritur britanikë që kanë rënë në peshë.

Por trendet janë të njëjta në njerëzit me dhe pa atë që njihet si ‘gjen i yndyrshëm’, sipas një studimi.

Kjo sugjeron se dieta e dobët dhe mungesa e ushtrimeve është kryesisht për t’u fajësuar, thanë hulumtuesit.

Megjithatë, ata pranuan që gjenetika ende luan një rol.

Ekspertët e trashjes u pajtuan me gjetjet, duke thënë se gjenet luajnë një ‘rol të vogël’ në shtimin e peshës – dhe gjenetika jonë mezi ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Të ngjashme