Gjeorgjia e Çekia sfidojnë njëra-tjetrën, publikohen formacionet zyrtare

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Gjeorgjia dhe Republika Çeke do të përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit F në Euro 2024.

Do të jetë një ndeshje shumë interesante, pasi dy skuadrat në ndeshjet e para kanë pësuar humbje.

Si gjeorgjianët ashtu edhe çekët kërkojnë triumfin për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kalim të Grupit në fazën e eliminimit direkt.

Humbja për njërën apo tjetrën skuadër do të thotë eliminim dhe dy trajnerët e dinë këtë duke futur formacionin më të fortë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Gjeorgjia: Mamardashvili; Kverkvelia, Kashia, Dvali; Kakabadze, Kochorashvili, Tsitaishvilli, Mekbavishvili; Kvaratskhelia, Mikautadze, Davitshilli,

Republika Çeke:  Stanek, Holes, Hranac, Coufal, Krejci, Soucek,. Jurasek, Provod, Cerny, Schick, Hlozek.

Të ngjashme