Gjeorgjia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në ndeshjen përballë Republikës së Çekisë, me rezultat 1:0.
Çekët e gjetën të parët rrugën e golit, në minutën e 23-të përmes Adam Hlozek, por goli u anulua me ndërhyrjen e VAR-it për shkak të prekjes së topit me dorë.
Ndërkohë, pikërisht me ndihmën e VAR-it gjeorgjianët fituan penallti në minutat shtesë të pjesës së parë, kur njëri nga lojtarët çek luajti me dorë. I saktë nga pika e bardhë ishte Georges Mikautadze.