Edhe pse shumica e njerëzve hyjnë në një marrëdhënie për arsye të ndryshme, gjëja kryesore që na shtyn të kemi diçka më serioze është shoqëria me atë person.
Ne duam që të kemi dikë pranë nesh, me të cilin mund të flasim dhe të ndajmë realitetin tonë të përditshëm me të.
Megjithatë, është pothuajse e pamundur të dish se si gjërat do të përparojnë më tej dhe nëse marrëdhënia do të zgjasë.
Janë disa sinjale të caktuara që mund t’ju ndihmojnë të identifikoni nëse marrëdhënia juaj po ecën mirë dhe gjasat janë të mira të vazhdojë edhe më tutje.