Këngëtarë dhe artistë të njohur nga të gjitha trojet shqiptare kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë. Pas […]
Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Gashi, Arif Vladi dhe shumë artistë po e mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt

Pas Era Istrefit, Yll Limanit, Shkurte Fejzës e shumë të tjerëve, tashmë përkrahjen për këtë Marsh e kanë dhënë përmes mesazheve dhe paraqitjeve publike edhe këngëtarët e mirënjohur Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Gashi, Arif Vladi, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij proteste, duke theksuar rëndësinë e unitetit, drejtësisë dhe respektimit të vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Mbështetja e artistëve i jep marshit një dimension të gjerë shoqëror dhe kulturor, duke reflektuar ndjeshmërinë e opinionit publik.
Po ashtu, mbështetjes për Marshin “Drejtësi, jo politikë” po i bashkohen edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike.












