Gjergj Dedaj: Protestoj ashpër, ma përmendeni “rrahjen”, ma shkatërroni dhe rrezikoni jetën

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 14:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dëshmitari Gjergj Dedaj iu është drejtuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), që sipas tij duke e përmendur ‘rrahjen’, po ia shkatërron jetën dhe po ia rrezikon atë.

Dedaj është duke u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me disa deklarata që ai i kishte dhënë në vitin 2014, ku kishte deklaruar se ishte rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë protestoj ashpër dhe me lejoni të protestoj, ma ruani dinjitetin tim njerëzor dhe familjar. Unë kam një moshë të shtyrë dhe kam përjetime tepër të shtira të paspjegueshme prej jush. Me këtë që ma përmendeni rrahjen, ju ma shkatërroni prapë jetën dhe ma rrezikoni edhe jetën fizike”, tha Dedaj.

Atij iu vu në theks që kishte thënë se ai dhe tre persona të tjerë ishin rrahur nga UÇK-ja.

“Ju jeni përgjigjur; Unë vetë Gjergj Dedaj, Agim Krasniqi, Mehdi Bardhi, Kurtesh Dubaja, jam absolutisht i sigurt për këtë, kur ktheva e kam bërë një fotografi”, iu citua nga ZPS.

Tutje, Dedaj tha se nëse ka thënë ‘rrahje’ ka qenë një proces i kacafytjes, për të cilën thotë se nuk e di si ta shpjegojë. Ndërsa, shtoi se t’ia përmendësh rrahjen, është më mirë ta ‘vrasësh’, pasi sipas tij ai nuk është burrë që mund të rrahet.

“Me ma përmend mua rrahjen, më mirë është mua me m’vra. Nuk jam burrë që rrihna, më mirë është dashtë me m’çu drejt në burg, 50-vjet burg të përjetshëm ose me m’vra dikush, por jo me m’rrah. Mua nuk mundet me m’rrah kush, unë nuk jam burrë që rrahna”, tha Dedaj.

Dedaj: Mua duhet me më thirrë vetëm për serbët, s’kam probleme me UÇK-në

Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj tha se nuk ka pasur probleme asnjëherë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Serbët janë ata që e kanë bërë atë rast, serbët janë ata që unë jam sot këtu, serbët janë ata që e kanë vra dhe përgjakur Kosovën, serbët janë ata që edhe sot nuk e lënë Kosovën të qetë dhe serbët bashkë me Rusinë janë ata që duhet me qenë bashkë këtu në këtë sallë. Ju nuk i keni dënu serbët. Ju nuk i keni dhënë përgjigje masakrës së Mejës, nuk i keni dhënë përgjigje 40 masakrave në Kosovë. Nuk i keni dhënë përgjigje 20 mijë femrave të dhunume. Thash për serbët jam këtu, mua duhet me më thirrë vetëm për serbët. Unë nuk kam probleme me UÇK-në, nuk kam pasur probleme me UÇK-në”, tha Dedaj.

Dedaj tha se nuk ka ushtruar dhunë askush ndaj tij.

Sipas tij, që nga dita e vizitës në Qirez dhe ajo se çfarë kishte ndodhur me pjesëtarët e UÇK-së, ka jetuar duke e përshkruar gjendjen si “gjarpri nën guri”. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të fyerjes, denigrimit që i kanë bërë opinioni për shkak të asaj se çfarë kishte ndodhur.

“Unë 25 vite që nga ajo datë kam jetu si gjarpri nën guri, i fyem, i poshtërum, i denigrum për shkak të opinionit se çfarë ka ndodhur atë ditë sepse e kanë ekzagjeru qarqet e ndryshme anti-UÇK të ndihmuara edhe nga shërbimet sekrete serbe se me çdo kusht… jam dëshmitar që me çdo kusht është mundu me e denigruar dhe me etiketu UÇK-në në mënyra të ndryshme. Jam fy nëpër media, kam humb krejt, gati vetëm një herë kam fitu deputet”, tha Dedaj.

Dedaj e përshkuan atë që sipas tij kishte ndodhur në shkollën në Baicë, ku ishin dërguar nga pjesëtarët e UÇK-së.

“Letërnjoftimet jo në klasë, por në holl të korridorit pastaj jemi vendosur në klasë. Në klasë kanë qenë jo karriga të nxënësve, por shtretër. Pastaj, mas disa minutash se nuk e kam matë atë minutazhën, më pastaj është futur një grup i djemve, me siguri djem të ri. Mendimi im si i kam perceptu ata kanë qenë pa simbole të UÇK-së, kanë qenë me maska, kanë qenë të maskuar dhe kanë hy në atë farë holli ku kemi qenë ulur ne, dhe aty ka fillu ajo përplasja verbale, shkëmbimi, debati, fymjet e ndryshme ndaj nesh e kumeditë çfarë informatash ata kanë pasur, kush jemi ne, çka jemi ne. Ajo ka zgjatë ndoshta një minutë, nuk mundem me spekulu as këtu”, tha Dedaj.

Ai tha se fjalosja ka ndodhur me një grup prej 4-6 të rinjve të cilët kanë qenë të keqinformuar dhe se asnjërit prej tyre nuk i ka parë shenja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Aty jemi shty, jemi fjalosë, kemi bërë polemika sikur që mund të shtyhen në stadiume politike, në kuvende, kjo është, that’s it brenda një minuti”, tha Dedaj.

Atij, sërish iu vu në dukje deklarata që e kishte thënë pranë ZPS-së.

“Pyetja ishte kjo; Kush i bëri rrahjet? Dhe përgjigja ishte kjo; ishte një grup, ishin 4-5 veta. Na kanë rrahur të gjithë bashkë, rrahja është parë nga të gjithë anëtarë e delegacionit. Këtu është bërë fjalë për delegacionin tuaj dhe jo për serbët, apo jo?”, tha prokurorja.

Dedaj thotë se nuk i kujtohet të ketë deklaruar më 2014 se rrugës për në Baicë ishte në veturë me Rexhep Selimin

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Gjergj Dedaj në një deklaratë të vitit 2014 kishte thënë se gjatë rrugës për në Baicë, në makinë ishte me Rexhep Selimin. Ndërsa, tani gjatë dëshmisë së tij, Dedaj tha se makina drejtohej nga Sylejman Selimin dhe se ka qenë edhe dikush tjetër, por që nuk iu kujtohet se kush ka qenë.

“Më kujtohet që makinën e ka drejtua Sylejman Selimi. Ka qenë edhe dikush në makinë, por nuk më kujtohet se kush ka qenë”, tha Gjergj Dedaj.

Prokurorja ia kujtoi deklaratën e dhënë për ZPS-në në vitin 2014, ku kishte thënë se në makinë kishte qenë me Rexhep Selimin, Kurse, Dedaj tha se nuk ishte i sigurt nëse ishte Selimi dhe se ai person është sjellë me të sikur me prindin e tij.

“Tash jo pse Rexhep Selimi është këtu sepse ju mund të mendoni se jam subjektiv, por ai person që ka qenë me mua që nuk jam i sigurt që ka qenë Rexhep Selimi, është sjellë me mua sikur me prindin e vet…Nuk e kam njoftë Rexhep Selimin, nuk e kisha parë kurrë në jetën time”, tha Dedaj, duk shtuar se biseda me këtë person gjatë rrugës ka qenë shumë normale.

Tutje, prokurorja e pyeti Dedajn se a i kujtohet që ka thënë se në makinë e ka pyetur Sylejman Selimin se kush ishte ky personi me ju dhe ai është përgjigjur me fjalën “Guri”.

“Ju jeni përgjigjur: E pyeta Selimin, ai u përgjigj “Guri”, e pyeti ku ishim në cilin fshtat, ai u përgjigj që nuk kisha të drejtë të bëja pyetje se isha nën arrest… a iu kujtohet kjo”, tha prokurorja.

Kurse, Dedaj u përgjigj se nuk iu kujtohet ta këtë thënë këtë gjë.

Pranë ZPS-së kishte deklaruar se ishin nën arrest nga UÇK-ja, tani Dedaj thotë se ndoshta deshi ta godiste Thaçin si rival politik

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitarit Gjergj Dedaj iu lexua një deklaratë, ku kishte dhënë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), se kishin qenë nën arrest nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe se ishin ndjerë të paraburgosur.

“Dëshmitar a iu rifreskon kujtesën kjo; për pjesën që a mund të largoheshit, prokurori iu ka pyetur; a ta thanë që ishit nën arrest, a bënë gjë tjetër për ta bërë këtë arrestim?. Dëshmitari: Po na thanë të dilnim jashtë, pasi na kishin futur në vetura të ndryshme. Prokurori: Pasi iu kishin thënë të dilni jashtë, a e keni ndjerë veten si të paraburgosur? Dëshmitari: Po. Unë absolutisht nuk kam besuar se një gjë e tillë mund të ndodhte sepse ne nuk kemi bërë asgjë gabim. Ne vetëm sa e kishim marrë rrezikun dhe e kishim vendosur jetën tonë në rrezik për të qenë bashkë me civilet”, iu lexua deklarata nga ZPS.

Teksa iu citua deklarata e dhënë në ZPS-së, u tha se ishte pyetur se a kishte armë personi që i ka thënë të dilte jashtë, e që dëshmitari kishte thënë se mund të kishte, por nuk ka parë asnjë armë tek Hashim Thaçi, e që ai ishte me rroba civile, ndërsa anëtarët e tjerë të UÇK-së që ishin jashtë, kishin armë.

Më tej, citohet se Dedaj kishte thënë se i kishin vendosur në makina dhe se ishin 13 persona.

“Çfarë iu pengoi juve personalisht dhe anëtarët e tjerë të delegacionit që të largoheni që aty?, Dëshmitari: Nuk guxova se UÇK-ja ishte jashtë dhe na kishte rretheku me makina. Prokurori: A ishit të ndaluar? Dëshmitari: Po, na i morën telefonat dhe na futën në ndërtesën e shkollës”, citoi prokurorja.

Dedaj, gjatë kësaj seance thotë se e demanton fjalën arrest, duke thënë se e zënë që ka dashur ta godas Hashim Thaçin, pasi e ka pasur rival politik.

“E demantoj fjalën arrest, sepse unë sa herë jam arrestuar nga forcat serbe ata m’i kanë lidhë duart, më kanë arrestu dhe më kanë çu në stacion të policisë, ai është arrest sepse nëse thua duhesh me ardhë me mua dhe ta bëjmë një bisedë nuk mendoj që mund të quhet arrest e aq ma pak burg ose burgosje. Edhe njëherë po e them, kategorik jam sepse e kam mendu atëherë, kam pas kohë me mendu pasi e kam bërë rivarrimin e familjarëve të mij- 12 anëtarëve dhe pasi i kemi sanu pasojat e luftës kam pas kohë me mendu dhe asnjë moment aty, ndoshta më kanë bërë sytë edhe kam dashtë me e goditë po e zëmë Hashim Thaçin, se kemi qenë rivalë politikë, edhe fushata”, tha Dedaj.

Më pas, tha se është i obliguar ta thotë të vërtetën dhe se Thaçin nuk e ka parë në Qirez.

Dedaj thotë se as nuk e kanë provuar që të largohen nga aty, duke theksuar se ndoshta as nuk ishin penguar nga UÇK-ja që të largohen.

Dedaj: Qëllimi i ndalimit në Qirez ishte të dihet se kush jemi, gënjej nëse them se jemi arrestu

Gjergj Dedaj gjatë dëshmisë së tij tha se qëllimi i ndalimit në Qirez nga pjesëtarët e UCK-së ishte që të kuptohet se kush ishin anëtarët e këtij delegacioni që kishte shkuar për vizitë.

Dedaj tha se nuk kanë qenë të arrestuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”

“Me thanë nën arrest mund të gënjej. Unë flas për qëllimin e ndalimit tonë ishte biseda, me e dijtë kush jemi ne, a ka në mesin tonë njerëz që mund të jenë të dyshimtë. Me të thënë të drejtën mua me ka ardhë mirë sepse nuk kam dashur që të shkojë për Prishtinë me atë hipotekë sepse kishte zëra jashtë Prishtinës, nga diaspora, patriotët në thonjëza që nuk mundeshin me ardhë me luftu në Kosovë, por bënin deklarata jashtë Kosovës se jo ky delegacion kështu, jo Rugova kështu, jo LDK-ja kështu, ja UÇK-ja kështu. Kishte një mal i akuzave”, tha Dedaj.

Për personat që ishin me ata nuk kishin armë, por vetëm shoqëruesit të cilët ndoshta i kishin për t’u ballafaquar me forcat serbe.

“Shoqëruesit kishin armë, ndoshta kanë pasur ndonjë armë. Personi ndihmë nuk i kam pa armë, tjerëve nuk i kam pa armë domethënë ata që ishin me armë ishin ndoshta kah ballafaqohen sepse kishte gjuajtje nga forcat serbe dhe kanë qenë kah ballafaqohen me ushtrinë serbe dhe paramilitarët serb për me mbrojtë popullatën civile”, tha Dedaj.

Dedaj: 90 % të deklaratave që i kam dhënë pas luftës s’kam qenë normal dhe në gjendje me e thënë të vërtetën

Gjergj Dedaj gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thacit dhe të tjerëve ka thënë se 90 për qind të deklaratave që i ka dhënë pas luftës nuk ka qenë normal dhe në gjendje që ta thotë të vërtetën.

Sipas Dedajt, kjo ka ndodhur për shkak të momentit dhe gjendjes në të cilën ka qenë në kohën kur është marrë në pyetje. Po ashtu, ai specifikoi që nuk iu kujtohet nëse ka dhënë ndonjë betim për deklaratat pranë ZPS-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk me kujtohet që me ka pyet kush për betim dhe as që e kam dhënë asnjë betim. Aty ku është nënshkrimi im edhe me u rrotullu bota e them që është nënshkrimi im dhe nuk e mohoi me asnjë çmim. Mirëpo, edhe njëherë po e përsëris, momenti, gjendja, zhvillimet, situata familjare, personle, qe jam marrë në pyetje, 90 për qind të deklaratave që i kam dhënë pas luftës nuk kam qenë normal dhe në gjendje me e thënë të vërtetën. por, tash jam i gatshëm me u ballafaqu me çdo gjë, sikur që kam qenë i gatshëm sikur çdo ditë që e kam qit në tavolinë-tryezë jetën time për me dhënë për lirinë e Kosovës”, tha Dedaj.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtria më e pastër.

“Jeta jonë nuk ka vlerë, edhe sot që jam këtu thash jam kufomë dhe nuk kam as një vlerë dhe në fakt nuk e di pse jam gjallë, as nuk ligshtona dhe jam shumë i guximshme sepse jam i përgatitur dhe kam qenë i përgatitur për çdo sakrificë dhe me e dhanë jetën, mirëpo asnjëherë, asnjëherë dhe asnjëherë domethënë t’a etiketojë dhe njollosë ushtrinë titanike, ushtare dhe heroike që është ushtria ndër më të pastër në luftra botënore është ushtria e Kosovës”, tha Dedaj.

Dedaj për marrjen në pyetje nga ZPS: Kanë provu me nxjerrë elemente fajësuese për UÇK-në

Të ngjashme