Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj e ka vizituar në burgun e Shutkës, Tomor Morinën i cili u arrestua me urdhërarrest të Serbisë.
Lajmin për këtë vizitë, Dedaj e ka bërë të ditur përmes Facebookut.
“Falënderojmë institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtorine e burgut Shutka në Shkup, për trajtimin korrekt e miqësor për lejimin e vizitës sonë, ish -ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i ndaluar kohë më parë, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të INTERPOLIT !”.
“Tomori ishte shume mirë, i qetë, ndjehej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, ngase drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejt, do të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë!”, ka shkruar ai.