Për një garë si ajo e Kupës së Botës, niveli i disiplinës te përfaqësueset që marrin pjesë, duhet të jetë në maksimum, sidomos nga skuadrat pretendente.
Nga rregullat që aplikohen për kombëtaret, edhe përzgjedhësi i “Die Mannschaft” ka vendosur regjimin për lojtarët e tij, mirëpo me një lehtësim, i cili është tipik gjerman.
Që nga faza përgatitore e deri në përfundim të Botërorit, futbollistëve të Gjermanisë do t’u ndalohet marrëdhënia seksuale, mirëpo e kanë të lejuar konsumimin e alkoolit.
Futbollistët e Gjermanisë do të jenë nën vëzhgim të rreptë, por ata mund të takojnë gratë ose të fejuarat, mirëpo vetëm për një shëtitje dhe asgjë më tepër. Derisa, nga ana tjetër alkooli nuk përjashtohet, mirëpo sigurisht pa u tepruar në konsumimin e tij.
“Djemtë i dinë mirë vendimet tona për sjelljen. E dinë cilat janë ambiciet dhe detyrat tona. I vetëm askush nuk mund të bëhet kampion bote. Jemi të gjithë pjesë të një ‘puzzle-i’”, deklaroi trajneri Joachim Low.
Rregulla të rrepta janë po ashtu edhe për përdorimin e rrjeteve sociale dhe kjo vjen për shkak të takimit që Ozil pati me Erdogan, i cili shkaktoi shumë reagime.
“Secili duhet të jetë i ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë skuadër. Egoja personale nuk duhet të shfaqet” përfundoi Low.
Përndryshe, Gjermania është pjesë e grupit F, bashkë me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut, kurse ndeshjen e parë “Die Mannschaft” e zhvillon më 17 qershor kundër Meksikës.