Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësues të delegacionit gjerman të cilët ishin të interesuar për të sjellur investime në Komunën e Drenasit dhe mënyrat e të bërit biznes.
Në këtë takim, kryetari Lladrovci, ka treguar mundësit dhe përparësitë që ofron territori i Komunës së Drenasit për bërjen e biznesit, sidomos në Parkun e Biznesit. Lladrovci njoftoi të pranishmit për mundësitë e të berit biznes në Drenas dhe ka ftuar bizneset gjermane që të vijnë për të investuar në Drenas. Lladrovci u ka siguruar se do të krijoj lehtësira së bashku me gjithë stafin komunal që të jenë në shërbimin e tyre.
Ndërsa përfaqësuesit e kompanive gjermane të cilët ishin të afërt më zonjën e hekurt, Angela Merkel, kanë shprehur interesimin e tyre për të sjellur investime në Drenas. Heint Stoppe, konsulent për mundësit promovuese të bërit biznes, i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i komunitetit të biznesit gjerman, Bern Karwiese dhe nga bashkatdhetari ynë që jeton e vepron në Gjermani, Blerim Dervari, janë shprehur të kënaqur më mundësit që ofron Komuna e Drenasit për të investuar ne këtë pjesë. Çështje më interes që u bisedua në këtë takim, ishte edhe riciklimi i mbeturinave, mjedisi dhe tregu i punës në Kosovë.