Shqipëria së fundi është “zgjuar” nga turistët e shumtë, por gjithashtu ka një shteg të veçantë ‘Majat e Ballkanit’, një shteg i jashtëzakonshëm për aventurë në Evropë, shkruan “mdr.de”.
Qarku është i gjatë rreth 192 kilometra dhe ofron një mundësi shumë të mirë për turistët, që janë aventuristë.
Distanca e shtegut lidhi Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi, derisa gjithashtu kanë filluar investimet, duke e kthyer nga rrënojat, në një vend shumë atraktiv për turistët.
Tethi është një fshat që ka përparuar shumë në vitet e fundit. Disa vjet më parë ai ishte pothuajse i boshatisur, kurse sot ka më shumë se 16 mijë turistë në sezon, përcjell albinfo.ch.
Peizazhet gjithashtu janë të mrekullueshme, ujëvarat dhe liqenet malore. Parku i Thethit, Valbona dhe Lumi i Gashit, janë një pasuri natyrore.
Gjithashtu ka shumë guida turistike për t’i vizituar këto vende, apo edhe agjenci të ndryshme.