Gjermani, 410 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka regjistruar rekord vdekjesh si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, raporton Reuters. Shteti i madh evropian ka regjistruar 410 vdekje si pasojë e virusit.

Lajmi vjen në kohën kur kancelarja Angela Merkel do të takohet me liderët e 16 shteteve për të diskutuar për masat që pritet të merren për periudhën e festave të fundvitit.

Numri i rasteve të reja u rrit për 18 mijë e 633, duke e çuar totalin në 961 mijë e 320, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”.

Kjo është për 1072 më shumë se një ditë më herët, por 5015 më pak se rekordi i regjistruar të premten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme