Një temë e cila ka zgjuar interesim të madh në një shkollë katolike ne Borken në kufirin Gjermani – Holandë, është vendimi i menaxhmentit të një shkolle për të larguar nga puna njërin nga mësuesit e kësaj shkolle.
Arsyeja për largimin e tij nga puna, ishte se ideja e martesës, familjes dhe plani i tij i jetës nuk përputheshin me rregullat e vendit.
Pak para këtij vendimi për largimin e tij nga puna, mësuesi kishte njoftuar planet për t`u martuar me partnerin e tij të gjinisë së njëjtë.
Rreth 600 nxënës dolën të tregonin solidaritetin e tyre me mësuesin derisa mbanin në duar balona ngjyrë ylberesh kur ishin mbledhur para ndërtesës së shkollës dhe që mbanin shenja në duar me mbishkrimin “Mariengarden është i gjallë”.
Përfaqësuesit gjithashtu thanë në deklaratën në faqen e tyre se “shumë studentë, mësues dhe prindër janë të prekur, inatosur ose zemëruar”, dhe se Mareingarden duhet të mbetet një vend që ishte i hapur për diskutim.