Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani gjatë ditë së enjte.
Dy punonjës të hekurudhës janë goditur për vdekje nga një tren.
Sipas mediave gjermane në momentin e aksidentit, thuhet se ata ishin duke kryer punime në binarët e trenit.
Raportohet se rasti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Kolnit.
Viktima thuhet se u goditën nga një tren ekspres (ICE) midis vendeve të quajtur Hirt dhe Brill, në landin Nordheim Westfalen.
Destinacioni i trenit ishte nga Deti i Veriut në drejtim të Koblenzit.
Siç shkruan gazeta gjermane Bild, ekipet e emergjencës, oficerët e policisë, por edhe psikologë kishin dalur në vendin e ngjarjes.
Organet e rendit e të drejtësisë po i zhvillojnë hetimet për ta zbardhur rastin.
Akoma nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar.