Gjermania dhe Francë gati të krijojnë avionë luftarakë të gjeneratës së re

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Gjermania dhe Franca, të cilave i është bashkuar edhe Spanja, synojnë të krijojnë një gjeneratë të re avionësh luftarakë nëpërmjet “Future Combat Air System” (FCAS) brenda dy dekadash.

“Kontratat për krijimin e sistemit FCAS pritet të nënshkruhen të hënën gjatë një panairi të aeronautikës në Burxhet, Francë”, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Firmosja e kontratave do të mbikëqyret nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dhe homologia e saj franceze, Florence Parly.

Kërkesat sa vijnë dhe janë rritur vitet e fundit që Gjermania dhe Franca të bashkohen për të krijuar projekte madhore në sektorin e mbrojtjes. Jo vetëm për arsye të kostove por gjithashtu që të mbeten strategjikisht të pavarura dhe të jenë të gjendje të prodhojnë vetë sisteme armësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme