Gjermania do të ofrojë vaksinën Johnson&Johnson kundër COVID-19 edhe për personat nën moshën 60 vjeçare për sa kohë që marrjen e vaksinës ua aprovon edhe mjeku.
Gjatë muaji prill, rregullatori i ilaçeve në Evropë tha se ka gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës Johnson&Johnson dhe mpiksjeve të rralla të gjakut, por theksoi se përfitimet e përgjithshme të marrjes së vaksinës tejkalojnë rreziqet, shkruan CNN.
Vendimi i Gjermanisë për të hapur vaksinimin me Johnson&Johnson për grupmoshat e reja pasqyron përparimin e vendit në imunizimin e të moshuarve, tha Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ai shtoi se priste se deri në fillim të qershorit të gjithë personat mbi 60 vjeç të marrin të paktën një dozë të vaksinës.
Gjermania do të marrë një tjetër dorëzim të kësaj vaksine – me rreth 10 milionë doza deri në korrik.
Njoftimi ndjek legjislacionin e ri që hyri në fuqi në vend gjatë fundjavës, i cili lejon më shumë liri për të vaksinuarit plotësisht dhe ata që janë shëruar nga COVID-19.
Pas një fillimi të lëkundur, Gjermania ka përshpejtuar programin e saj të vaksinimit.
Deri më tani, 32.3 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të parë të vaksinës së koronavirusit dhe 9.1 përqind janë vaksinuar plotësisht, sipas ministrisë së shëndetësisë.