Festa e bashkimit të Gjermanisë nuk i anashkalon dot sfidat e mëdha që i kanë dalë përpara shoqërisë gjermane. Integrimi i refugjatëve është tani detyra më e madhe që nga bashkimi gjerman para 26 vitesh.
Për më shumë se një çerekshekulli, 3 Tetori ka qenë për Gjermaninë një ditë reflektimi për barazimin apo jo të standartit të jetesës në Lindje me Perëndimin, apo për gjendjen emocionale në dy pjesët e dikurshme të ndara. Por këtë vit, 3 Tetor 2016, nuk kishte asgjë më të papërshtatshme se të merreshe me këtë temë. Kjo, sepse me ardhjen e 1 milionë emigrantëve nga viti i kaluar, vendi ndodhet para sfidave të një cilësie tjetër.
Detyra më e madhe që nga bashkimi i Gjermanisë
Kancelarja e di këtë, prandaj që para disa muajsh, ajo e ka përcaktuar pranimin dhe integrimin e të sapoardhurve, si detyrën më të madhe, që nga bashkimi i Gjermanisë. Por më shumë se shprehja e njohur “Ne ia dalim mbanë”, nuk kemi dëgjuar gjë tjetër, as nga ajo, e as nga goja e presidentit federal.
Po, shteti ka arritur të bëjë shumë: nga strehimi e përkujdesja deri tek regjistrimi i refugjatëve. (në fund të shtatorit e dinte më në fund Ministria e Brendshme se sa vetë kanë ardhur). Po punohet me të gjitha forcat, kështu thotë Angela Merkel që “një situatë e tillë të mos përsëritet”. Gjë që në thelb nuk është gjë tjetër, veçse izolim me të gjitha mjetet -ligje, marrëveshje me shtete të tjera, kontrolle të vazhdueshme kufitare.
Por integrimin e të sapoardhurve nuk mund ta bëjë vetëm shteti – për këtë nevojitet e gjithë shoqëria: Fqinjë që i mirëpresin fqinjët e rinj; Mësues që janë të angazhuar dhe i përkrahin të rinjtë; Firma me praktika profesionale që u japin një shans, atyre që nuk flasin perfekt gjermanisht. Por apele të tilla mungojnë. 3 Tetori do të kishte qenë një ditë e mirë për këtë.
Urrejtje e hapur në mediat sociale
Nga vera e vitit të kaluar ka dalë në pah edhe një sfidë tjetër: Shoqëria gjermane është polarizuar si kurrë ndonjëherë në historinë e re. Humbja masive e votave të CDU-së dhe SPD-së, ngjitja spektakolare e AFD-së, vetëm sa zbulojnë majën e ajsbergut. Më shqetësuese është ashpërsimi i gjuhës në mediat sociale.
Këtu, persona që as nuk e fshehin emrin, propagandojnë hapur dhunën si mjet të përballjes politike. Ata ngrihen kundër elitave sunduese dhe nxisin urrejtje kundër refugjatëve. Sigurisht, kjo ka pasoja: Digjen qendra zili, japin dorëheqjen kryebashkiakë, pasi u kërcënohen familjet, automjeteve të politikanëve u vihet flaka. Armiqtë e demokracisë gjenden më së shumti djathtas, por jo vetëm aty.”
Drezdeni – demokratët nuk fshihen
Fakti që Drezdeni ishte qyteti i zgjedhur për festimet e 3 Tetorit, është një rastësi federale, por ndoshta edhe një sinjal: Drezdeni, qyteti ku muaj para krizës së refugjatëve, demonstratat e Pegidas me varjen simbolike të Merkelit tërhoqën mijëra vetë. Drezdeni – qyteti ku këtë javë u vendosën lëndë shpërthyese para një xhamie dhe një qendre kongresesh.
Sigurisht kjo të frikëson, megjithatë kancelar-ja, presidenti federal shkuan në këtë qytet – për të treguar se demokracia nuk lëkundet, se përfaqësuesit e saj nuk stepen, por qëndrojnë në kontakt me qytetarët. Ndoshta mund të fillohet të, pse pikërisht në këtë qytet është kaq e madhe frika nga islamizimi.
Para 100 vjetësh, Drezdeni lejoi ndërtimin e një fabrike gji-gande të cigareve, me pamjen e një xhamie, e që bën pjesë në imazhin e qytetit, që atëherë. Do të ishte mirë, sikur guximi dhe kozmopolitizmi i vitit 1908 të lidhej sërish me Drezdenin në të ardhmen.