Analistëve u ka rënë në sy së fundi një ndryshim në qëndrimin e Gjermanisë kur bëhet fjalë për planet e saj të shpenzimeve. Gjermania po shikon në mënyrë aktive mënyra për të investuar më shumë – një veprim që mund shkaktojë shumë diskutime në një vend ku buxheti i ekuilibruar është disi traditë. Sidoqoftë, rreziku në rritje i një recesioni ekonomik po u bën presion zyrtarëve gjermanë të eksplorojnë mënyrat për të hapur arkat pak më shumë.
Të dhënat nga Gjermania kanë qenë zhgënjyese gjatë gjysmës së parë të vitit, duke bërë që shumë analistë të konsiderojnë shanset e një recesioni. Zyra gjermane e Statistikave tregoi muajin e kaluar se ekonomia vendase u kontraktua me 0.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
“Unë mendoj se qeveria nuk është ende shumë e shqetësuar për një recesion të vërtetë, por ata më në fund po hapen për nevojën e diskutuar për një kohë të gjatë për më shumë investime”, tha Carsten Brzeski, kryekonomist në ING Gjermani, përcjell Telegrafi.
Raportet e medieve, në fillim të kësaj jave vendosën në pah se Berlini po shqyrton një “buxhet në hije”, i cili do t’i lejonte qeverisë të merrte borxhe të reja përmes agjencive të reja publike të pavarura, pa përfshirë buxhetin e saj federal. Kjo, në teori, duhet t’i japë Gjermanisë më shumë mundësi për të shpenzuar në infrastrukturë dhe politikat klimatike. Në të njëjtën kohë, buxheti i balancuar – ku të ardhurat përputhen ose tejkalojnë shpenzimet, për të cilin Gjermania njihet, nuk do të ndikohet. Stabiliteti i çmimeve shihet si një pjesë thelbësore e përqasjes ekonomike gjermane që pas një periudhe të zgjatur hiperinflacioni në Republikën Weimar në vitet 1930.
Kushtetuta gjermane përfshin një rregull të quajtur “frenat e borxhit”, i cili në thelb i detyron udhëheqësit të paraqesin buxhetet pa deficite strukturore ose me një deficit shumë të kufizuar. Që nga viti 2014, ekonomia më e madhe evropiane ka arritur të mbledhë shpenzimet publike pa shtuar borxh të ri, duke regjistruar një suficit rekord prej 58 miliardë eurosh në vitin 2018. Sidoqoftë, politikanët e partive të ndryshme në Bundestag janë kujdesur për të përdorur atë tampon për të shpenzuar më shumë për shkak të opinionit publik.