Gjermania i dhuron Kosovës 6 000 teste për Coronavirus

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjermania i ka dhuruar Kosovës 6 000 teste për diagnostikimin e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, bëri thirrje për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit.

“Janë 6 000 teste, që mendoj se do t’ju dalin në ndihmë në këtë fazë”.

“Ne mund t’ju mbështesim vetëm nëse ka veprime nga qeveria dhe populli. Secili duhet t’i respektojë rregullat që janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”.

“Maska nuk është shenjë e dobësisë, por shenjë e respektimit të personit pranë jush”.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ndihma e Gjermanisë është e mirëseardhur.

Sipas tij, Kosova qëndron mirë me furnizimet me teste.

Ai paralajmëroi se edhe spitali i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të shfrytëzohet për trajtimin e pacientëve me Coronavirus.

“…kjo është ndihmë e mirë se ardhur. Shpresoj që kjo ndihmë është e nevojshme”.

“Numri çdo ditë është në rritje, por me këto ndihma do të ja dalim ta kemi një gjendje normale edhe të furnizimit me teste dhe pjesët e tjera të nevojshme”.

“Sistemi është ngarkuar, nëse na rrezikohen profesionistët atëherë na rrezikohet edhe funksionimi. masat duhet të respektohen e jo të ketë dënime. Me teste qëndrojmë mirë me furnizime”.

Të ngjashme