Qeveria gjermane i ka dhuruar Policisë së Kosovës 20 vetura, e të cilat kryesisht dedikohen për policinë kufitare, raporton Ekonomia Online.
Gjatë prononcimit për medie, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se ky është kontingjenti i dytë që po e pranojnë nga qeveria gjermane, derisa ka shtuar se këto makina do të përdoren nga policia kufitare.
“Ky është kontingjenti i dytë që kanë ardhë në ndihmë nga qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj qeverinë gjermane për këtë ndihmë”.
Ndërsa, Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës Joern Rohde shpreson qe me këtë donacion do të ngriten kapacitetet për policinë kufitare.
“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e dytë bëjmë shpërndarjen prej e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare”.