Gjermania i shkatërron 35 tonë lodra “spinner”

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 14:52 | Nga

Dogana gjermane pritet të shkatërrojë mbi 35 tonë të “fidget spinnerëve” pasi janë cilësuar si të pasigurt.
Lodrat janë konfiskuar në doganën e Aeroportit të Frankfurtit, nga ku pritej të shiteshin nëpër dyqane.
Lodrat rrotulluese kishin arritur në Gjermani nga Kina.

Këto pajisje kanë pushtuar botën, mirëpo modelet e pasigurta kanë drita LED të cilat lehtësisht mund të shkëputen nga pajisja e të përpihen nga fëmijët e vegjël, ka thënë Zyra Qendrore e Doganës, shkruan Koha.net.

Sipas zyrtarëve doganorë, pajisjeve u mungonte edhe shenja CE, që kërkohet për mbrojtjen e konsumatorit.

Muajin e fundit, një vajzë e vogël në Texas, Houston, është dashur t’i nënshtrohet një operacioni pasi i kishte ngecur në fyt një copë e spinnerit. Fatmirësisht, operacioni ka kaluar me sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme