Gjermania i zgjat masat në kufij, ministri: Tani po vendosim se si do të jetë vjeshta për ne

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn paralajmëroi popullatën që të mos i neglizhojë masat e mbrojtjes nga koronavirusi, sepse numri i të infektuarve po rritet përsëri. Ai shtoi se njerëzit së bashku duhet ta pyesin veten “a dëshirojmë vërtet ta lejojmë këtë”, raporton Deutsche Welle.

Instituti Robert Koch raportoi një incidencë prej 11.4 të mërkurën në mëngjes, ndërsa një ditë më parë ishte 10.9, dhe vlera më e ulët ishte më 6 korrik, 4.9. Incidenca tregon se sa njerëz u infektuan brenda shtatë ditëve në 100,000 banorë.

Sipas ministrit Spahn, shteti gjerman do t’i furnizojë të gjitha shtëpitë e pleqve me maska ​​mbrojtëse në vjeshtë. Në këtë mënyrë, shtëpitë e të moshuarve duan, për çdo rast, të përgatiten “për gjithçka që mund të ndodhë”.

Në Gjermani, tani po punohet për ta formuar një Rezervë Kombëtare Shëndetësore. Ministri Spahn thotë se tashmë ka një miliard maska ​​kirurgjikale dhe më shumë se 250 milionë maska ​​me standardin FFP2. Spahn theksoi se nevojiten sisteme inteligjente të prodhimit që pajisjet mjekësore të ofrohen para datës së skadimit, duke shmangur kështu shkatërrimin e materialit të ruajtur.

Të ngjashme