Për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së Prishtinës janë dhënë 10 milionë euro nga shtetit gjerman.
Marrëveshja për këtë grant është nënshkruar nga ministri i Financave Bedri Hamza, Shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern, projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer si dhe Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Naser Canolli.
Ministri Hamza tha se ky është një nga projektet që kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetari, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, kjo është një ndër marrëveshjet më të mira në Kosovë ngase mundësohet zgjerimi i rrjetit të ngrohtores së Prishtinës.
“Ne sapo nënshkruam edhe një marrëveshje në vazhdën e shumë marrëveshjeve që kemi me institucionet e Gjermanisë. Dua të falënderoj taksapaguesit gjerman që më taksat e tyre po ndihmojnë në ngritjen e mirëqenies së kosovarëve”.
“Marrëveshja që e nënshkruam është një nga projektet më të mira në Kosovë. Është zgjerimi i rrjetit të ngrohtores, është një ndihmë prej 10 milionë euro pa kthim. Ky projekt ka kontribuar në përmirësimin e ngrohjes për qytetarët e Kosovës”.
“Nuk është e larg koha kur jemi ballafaqua në spitalet e Prishtinës së a do të ketë ngrohje. Ky projekt ka kontribuar në uljen e taksës së Kosovës. 70 mijë qytetarë kanë përfituar nga ky projekt”, tha ai.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, tha se kjo është vazhdimësi e punës së përbashkët dhe një projekt që i prek të gjithë qytetarët e Prishtinës.
“Është kënaqësi për mua dhe e kam bindjen që sa herë të bëheni bashkë me ministrin diçka e mirë del. për mua është kënaqësi pas paraqitjes së master-planit për ngrohje sot të nënshkruajmë projektin”, tha ai.
Përfaqësuesi i KfW-së Juergen Kern tha se projekti është i një rëndësie të veçantë, raporton EO.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot për të kaluar në fazën e dytë të kompletimit të sistemit të ngrohjes në Prishtinë. Marrëveshja financiare edhe në vitin 2012 ishte nënshkruar poashtu nga ministri Hamza. Sot mund të shohim rezultate impresive të investimit, kemi ngrohje 24 orë në ditë, kemi kënaqshmërinë e shfrytëzuesve për 94%. Implementimi do të jetë i shpejt dhe do t’i ndjejmë dobitë e këtij projekti”, tha ai.
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli tha se nga nënshkrimi i kësaj kontrate Prishtina është ajo qe përfiton më shumë
“Komuna e Prishtinës si bashkëpunëtor në këtë projekt ne kemi kontribuar me 20% në ketë projekt. Prishtina po e merr pamjen e duhur si një metropol”, tha ai.
Drejtori i Termokosit, Naser Canolli tha se shumë shpejt, brenda këtij viti do të fillojë zgjerimi i ngrohtores.