Gjermania i ka dhënë dy javë afat kohë Turqisë që kjo e fundit të lejojë deputetët e parlamentit gjerman që të vizitojnë ushtarët turq në bazën Inxherlik.
Në deklaratën e lëshuar prej qeverisë gjermane, thuhet se në rast se Turqia brenda dy javësh nuk jep lejen që pjesëtarët e Bundestagut gjerman të vizitojnë ushtarakët në bazën Inxherlik, atëherë Berlini do të marrë vendim për tërheqjen dhe largimin e avionëve të tij nga kjo bazë, transmeton Indeksonline.
Autoritetet gjermane kanë thënë se brenda këtyre dy javëve, përfaqësues të Bundestagut gjerman do të bisedojnë me palën turke dhe në fund do të marrin vendimin përfundimtar.
Në samitin e NATO-s, Angela Merkel kancelare e Gjermanisë ka diskutuar për këtë problem me presidentin Rexhep Taip Erdogan, por pa arritur ndonjë rezultat.
Në bazën Inxherlik të Turqisë gjenden 260 ushtarakë dhe disa avionë gjermanë. Turqia vitin e kaluar duke reaguar ndaj konfirmimit të gjenocidit turk kundër armenëve në periudhën Osmane në parlamentin gjerman, nuk ka lejuar deputetët e Gjermanisë që të vizitojnë bazën Inxherlik.
Javën e kaluar Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se nëse Gjermania merr vendim të largojë ushtarakët e saj nga baza Inxherlik, Turqia atyre do tu thotë mirupafshim.