Kalimi në veturat elektrike dhe ato me vetëdrejtim paraqet një sfidë të rëndësishme për kampionët kombëtarë të automjeteve si BMW, Daimler dhe Volkswagen.
Gjermania është vendlindja e Karl Benz, krijuesit të automobilit të parë me motor me benzinë. Është edhe vendi ku prodhohen disa prej markave më të njohura të veturave në mbarë botën, si Volkswagen, BMW, Mercedes, Audi dhe Porsche, që përbëjnë 80 për qind të shitjeve botërore të automjeteve luksoze.
Dhe me rreth 835 mijë punëtorë, industria e automjeteve është punëdhënësi më i madh i Gjermanisë, përgjegjës njëkohësisht për një të pestën e eksporteve të vendit.
Sindikata IG Metall parashikon se punësimi në industrinë e automjeteve do të shënojë rënie gjatë këtij viti.
Gjermania mund të ketë arritur kulmin e industrisë së veturave, duke paraqitur kërcënim për një prej shtyllave më të rëndësishme të ekonomisë së saj.