Gjermania: Ka mundësi që Rusia vazhdon të krijojë agjent nervor Noviçok

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:45 | Nga

Gjermania i konsideron “shumë të besueshme” deklaratat e Britanisë së Madhe se Rusia ka zhvilluar në vazhdimësi agjentin nervor Noviçok, ka njoftuar zëdhënësja Ulrike Demmer.

Demmer ka kundërshtuar të përgjigjet në pyetjen nëse edhe Gjermania ka të dhëna të ngjashme lidhur më këtë toksinë, e cila supozohet të jetë përdorur muajin e kaluar për të helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia.

Ajo ka shtuar se përfshirja e supozuar e Rusisë në këtë helmim është lidhur me aktivitetet ruse në vitet e fundit, duke përfshirë edhe sulmet e tjera kundër ish-spiunëve në shtete tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme