Gjermania kapë tre avionë ushtarakë rusë mbi Detin Baltik

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Tre avionë ushtarakë rusë që fluturonin pa sinjale transponder janë ‘kapur’ në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik, tha të mërkurën Luftwaffe e Gjermanisë.

Gjermania dhe Britania dërguan avionë Eurofighter për të identifikuar dy avionët luftarakë Sukhoi Su-27 dhe një avion Ilyushin Il-20, thanë nga Forcat Ajrore Gjermane në twitter.

Aty postuan disa imazhe të avionit rus në mes të fluturimit.

Avionët ushtarakë rusë fluturojnë rregullisht nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad dhe mbrapa, që do të thotë se takime të tilla janë mjaft rutinë në rajon.

Gjermania ia dorëzoi Britanisë përgjegjësinë për misionin e policisë ajrore të NATO-s në Balltik në fillim të këtij muaji. Aleatët e NATO-s hyjnë për të mbrojtur hapësirën ajrore atje, sepse Lituania, Letonia dhe Estonia nuk kanë avionët e tyre luftarakë.

Të ngjashme