Në Gjermani kurrë nuk ka pasur më pak të papunë se kohëve të fundit, ndërsa qeveria është në kërkim të punëtorëve të huaj.
Deri te puna në Gjermani është shumë lehtë të arrihet. E gjitha që kërkohet është edukimi profesional, përvoja e punës dhe ajo kryesorja, dëshira për punë.
Lista e profesioneve që po kërkohet është në rritje e sipër, por më së shumti po kërkohen motra medicinale.
Ndërsa për një periudhe të shkurtër punë do të ketë edhe për inxhinierë kompjuterikë dhe për matematikanë.
Përveç këtyre në Gjermani kërkohen edhe kujdestare. Shanse të mëdha për punë kanë edhe njohësit e zanateve.
Ky është një rast i shkëlqyer për ballkanasit, sepse puna që ata e bëjnë brenda territoreve ballkanike, në Gjermani do t’u paguhet shumë më mirë.
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, Gjermania çdo vit humb miliarda euro, ndërsa qeveria gjermane ofron një numër të përfitimeve për punonjësit nga jashtë me arsim të lartë.