Kur bëhet fjalë për pyetje të vështirë që i preokupojnë shkencëtarët botërorë, mund të ndalemi te materiali radioaktiv. Ku të groposen 28 mijë metra kub mbetje radioaktive për të mos u prekur për një milion vjetët e ardhshëm?
Ky është problemi me të cilin po përballet Gjermania në kohën kur ka vendosur që t’i mbyllë të gjithë reaktorët bërthamorë në vitet e ardhshme, sipas profesoreshës Miranda Schreurs, pjesë e ekipit hulumtues për gjetjen e një hapësirë të përshtatshme.
Ekspertët po e kërkojnë një vend për groposjen e dy mijë kotejnerëve me mbetje radioaktive të nivelit të lartë. Ky vend duhet të jetë hapësirë ku nuk ka ujëra nëntokësore dhe ku materiali nuk rrezikohet nga tërmetet.
Sfidat teknologjike, përfshirë transportimin e këtij materiali, gjetja e materialit për ta mbështjellë atë dhe përhapja e lajmit për ekzistencën e tij për gjeneratat e ardhshme të njerëzimit, janë të mëdha për zyrtarët.
Megjithatë, sfida më e vështirë tash për tash është gjetja e një komunitetit që ka vullnet ta pranojë përreth vetes një tokë të mbushur me material bërthamor.
Gjermania vendosi t’i largojë nga përdorimi i reaktorëve bërthamorë pas fatkeqësisë në Fukushima në vitin 2011. Shtatë reaktorët që ende janë në përdorim pritet të mbyllen deri në vitin 2022, shkruan “CNN”, transmeton gazetaexpress.