Sëmundja, e cila ka mbytur më shumë se 100 njerëz në Kinë, tani ka infektuar katër persona në Bavari.
Ministria gjermane e shëndetësisë konfirmoi vonë të martën se tre raste të tjera të llojit të ri të rrezikshëm të coronavirusit janë zbuluar në Bavari, duke rritur numrin e përgjithshëm të pacientëve në Gjermani në katër, transmeton Telegrafi.
“Ka pasur rreth 40 punonjës që janë përcaktuar të kenë qenë në kontakt me gruan kineze. Të prekurit do të testohen të sot”, thanë autoritetet shëndetësore.
Zyrtarët e shëndetësisë shtuan se personi i parë kishte kontraktuar sëmundjen nga një koleg kinez që kishte vizituar zonën për një seminar të një kompanie një javë më parë.
Një burrë 33-vjeçar kishte qenë me bashkëpunëtorin aziatik dhe një numër të tjerë gjatë ngjarjes stërvitore, sipas Andreas Zapf, president i zyrës shtetërore LGL për shëndetin dhe sigurinë ushqimore.
Firma gjermane merr masa paraprake
Kompania në fjalë u emërua si Webasto, e cila zhvillon produkte të automjeteve motorike, dhe është me qendër në Stockdorf, afër Mynihut.
Webasto do të mbyllet deri të dielën, tha firma në një deklaratë. Punonjësit në seli janë udhëzuar të mos udhëtojnë brenda Gjermanisë apo jashtë vendit.
Pacienti i parë u konsiderua se ishte në një “gjendje të mirë mjekësore”, thanë zyrtarët, duke shtuar se rreziku i infeksionit për njerëzit në Bavari mbeti i ulët. Tre rastet e mëtejshme janë duke u izoluar për trajtim në spitalin Schwabing në Mynih.