Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, Peter Altmaier, shprehu dëshirën për krijimin e kushteve të favorshme për një ekonomi më novative e konkurruese për vendin dhe Evropën.
Ai e tha këtë në ceremoninë e hapjes së një konference mbi strategjinë industriale kombëtare të Gjermanisë.
Altmaier propozoi politika më aktive në Strategjinë Industriale Kombëtare 2030 të paraqitur në muajin shkurt të 2019-së.
Për të parandaluar blerjet e padëshirueshme të kompanive nga investitorët e huaj, ministri gjerman sugjeroi që qeveria të marrë pjesë në zhvillimin e kompanive.
Ndërsa, Federata Gjermane e Industrive ka kritikuar këtë metodë, duke i bërë thirrje qeverisë të ndryshojë këtë qëndrim.