Gjermania merr presidencën e BE-së

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Sot e mërkurë, më 1 korrik, Gjermania merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së coronavirusit.

Gjermania pati rikonfirmuar se pozicioni i saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës mbetet i pandryshuar. Zyrtarë të Qeverisë së saj kanë thënë për KOHËN se do të vazhdojnë ta mbështesin liberalizimin, përfshirë edhe në periudhën 1 korrik – 31 dhjetor të këtij viti, kur ky shtet e drejton Këshillin e Evropës. Por pengesë, sipas njohësve të integrimeve, mund të jenë Franca dhe disa nga vendet skandinave.

Kancelarja tha se “Gjermania dhe Franca, në muajt e ardhshëm, duan të luajnë një rol së bashku duke e bërë të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”. Merkel theksoi unitetin gjermano-francez në rindërtimin e ekonomisë së BE-së, duke pranuar se “pritjet janë të larta” pasi Gjermania merr presidencën e rradhës të BE.

Demush Shasha, drejtor i Institutit EPIK, në një deklaratë për KOHËN pati theksuar se Presidenca ka fuqi të konsiderueshme pasi që përfaqëson të gjitha vendet anëtare në kuadër të funksionimit të institucioneve të BE-së. Gjithashtu, Gjermania do të kryesojë takime të Këshillit të BE-së, me përjashtim të Këshillit për Punë të Jashtme, i cili kryesohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borell. Si e tillë, ka thënë ai, Presidenca ka fuqi të influencojë procese të ndryshme, qoftë për të përshpejtuar apo për të ngadalësuar progresin.

Të ngjashme