Instituti Federal i vaksinave në Gjermani, ka bërë të ditur se ka miratuar testimin klinik të vaksinës kundër COVID-19.
Kjo do të thotë se 200 persona të shëndetshëm të moshës nga 18 deri në 55 vjet, do të marrin disa lloje të vaksinave derisa hulumtuesit të vërejnë efikasitetin dhe rritjen e imunitetit kundër virusit.
Është duke u zhvilluar një lloj “gare” për zhvillimin e një vaksine që do të mund të ndihmonte në parandalimin e mëtejmë të coronavirusit, që deri më tani sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, ua ka marrë jetën mbi 177 mijë personave dhe 2.5 milionë tjerë u infektuan.
Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka njoftuar se aktualisht janë duke u zhvilluar 20 lloje të ndryshme të vaksinave kundër COVID-19, përfshirë disa prej tyre që janë në fazën klinike të hulumtimit.