Qeveria gjermane i ka paralajmëruar sot qytetarët e vet dhe firmat gjermane se përballen me rrezikun e arrestimeve arbitrare në Turqi.
“Njerëzve që udhëtojnë në Turqi për arsyeje private apo biznesore u bëhet thirrje të jenë tejet të kujdesshëm,” ka thënë Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Firmat përballen me rreziqe të investimeve në Turqi për shkak të mangësive ligjore, sipas kësaj ministrie.
Të martën, gjykata turke urdhëroi arrestimin e katër aktivistëve të të drejtave të njeriut, përfshirë dhe drejtorin e Amnesty International në Turqi, gjermanin Peter Steudtner dhe të një trajnuesit suedez, nën dyshimet për lidhje me grupe terroriste.
Gjermania protestoi duke dje ndaj Turqisë duke kërkuar lirimin e aktivistit gjerman.
Por, Turqia tha sot se kërkesa e Gjermanisë për ta liruar trajnuesin gjerman është e papranueshme dhe tentim për të ndërhyrë në gjyqësorin e Turqisë.