Gjermania aktualisht është duke përjetuar valën e dytë të infektimit me koronavirus, sipas një shoqate mjekësh nga ky vend.
“Ne tashmë jemi në valën e dytë të rritjes të të infektuarve”, ka thënë Susanne Johna, kryetare e Marburger Bund në një intervistë për Augsburger Allgemeine.
Gjermania ka regjistruar rritje të rasteve të të infektuarve në ditët e fundit, duke shkaktuar alarm ndër politikanë dhe ekspertë shëndetësorë të cilët po u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë rregulla strikte, distancë sociale dhe higjienën.