Gjermania pret që ta ketë gati vaksinën anti-Covid në fillim të vitit 2021

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë presin që një ose më shumë vaksina kundër coronavirusit të jenë gati deri në fillim të vitit 2021.

Kështu së paku ka njoftuar qendra gjermane për parandalimin e sëmundjeve teksa kanë pohuar se janë tejet optimistë për këtë arritje shkencore.

“Të dhënat aktuale sugjerojnë që një ose disa vaksina kundër COVID-19 pritet të certifikohet dhe sasitë e para të prodhimit do të fillojnë të dorëzohen deri në fillim të vitit 2021 ose gjatë vitit të ardhshëm”, njoftoi Robert-Koch-Institute (RKI) në përditësimin e fundit epidemiologjik, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, instituti paralajmëron gjithashtu se mund të ketë mungesë të vaksinave të reja kundër coronavirusit.

“Pritet që në fillim të mos ketë vaksina të mjaftueshme në dispozicion për të gjithë popullatën dhe në këtë formë duhet të identifikohen rastet me prioritet”, shtoi RKI.

Gjermania aktualisht ka disa kandidatë për vaksina kundër COVID-19 në faza të ndryshme të testimit.

Ndër më të avancuarit janë përpjekjet e Biontech/Pfizer dhe CureVac, të dyja kanë marrë grante speciale nga qeveria gjermane për të shpejtuar testimin dhe zgjeruar kapacitetet e prodhimit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme