Gjermania raporton për 561 raste të reja me Coronavirus, një të vdekur

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka raportuar 561 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 224.014.

Në të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, është njoftuar se ka vdekur edhe një person si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 9232, raporton agjencia Reuters.

Rusia ndërkohë ka regjistruar 4892 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 927.745. Po ashtu sipas autoriteteve ruse kanë vdekur 55 persona në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 15.740.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme