Gjermania regjistron numrin më të ulët të rasteve ditore të Coronavirusit

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka regjistruar një nga normat e saja më të ulëta të rasteve të Coronavirusit dhe vdekjeve të lidhura me virusin në 24 orët e kaluara, bëri të ditur qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch.

Sipas institutit, 1.774 infeksione të reja u konfirmuan për të dielën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në Gjermani në 141.672.

Numri i vdekjeve në vend u ngjit me 110 në 4,400, sipas të dhënave të këtij instituti. Rreth 3.500 njerëz të tjerë u shëruan nga sëmundja, raporton CNN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme