Gjermania ka regjistruar 1 478 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar ditën e katërt që numri i të prekurve është rritur.
Numri total i të infektuarve me këtë virus i është afruar shifrës 160 000 ndonëse rreth 75 për qind e tyre janë shëruar.
Aktualisht është thënë se janë vetëm 34 672 raste aktive.
Numri i të vdekurve që lidhen me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur për 173, apo në total 6 288.
Autoritetet gjermane kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit javën e kaluar.
Ende nuk është e qartë nëse zyrtarët ia atribuojnë këtij vendimi rritjen e numrit të të prekurve mirëpo sondazhet tregojnë se shumica e gjermanëve janë kundër përshpejtimit të procesit të kthimit në normalitet.