Instituti gjerman i sëmundjeve ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 620 raste të reja të infektimeve me Coronavirus.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 173,772 persona, duke e futur Gjermaninë në mesin e vendeve me më së shumti raste në Evropë.
Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 57 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 7,881. Ky numër është shumë më i vogël në krahasim me viktimat që janë shënuar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.
Me qëllim të rimëkëmbjes ekonimike, qeveria gjermane e ka filluar lehtësimin e masave kufizuese, përfshirë hapjen e dyqaneve dhe fabrikave, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, mbi 4.5 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, ndërsa më shumë se 307 mijë kanë vdekur, bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.