Gjermania shënon mbi 21.000 raste me Covid-19 për një ditë

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 21.695 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.028.089, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 379 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 15.965.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme