Gjermania ka shënuar rekord shqetësues të rasteve ditore me koronavirus, me mbi 3.000 raste më shumë se një ditë më parë.
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 30 të vdekur nga koronavirusi.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,905, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 11.287 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 392.049. Një ditë më parë u shënuan rreth 7.800 raste.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.